Qysh Me - Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve? 
Kyçu

Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve?

Arbona Draga Arbona Draga | Mirembajtje shtepiake | 14 June 2017 | 11:53

Pastrimi i mobiljeve të drurit është një proces i bezdisshëm, sidomos nëse jeni maniakë të pastërtisë.

Ata gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë si në kuzhinë, dhomën e ndenjies, dhomën e gjumit, etj. Ndonjëherë, pavarësisht detergjentëve të shtrenjtë, nuk keni marrë rezultatin e dëshiruar.

Kështu, në këto kushte zgjidhja më e mirë është ta përgatisni vetë në shtëpi.

Mjafton të kombinoni disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një përzierje që përveçse pastron mobilet thellësisht, i bën ato të mbajnë aromë të mirë.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji ujë të distiluar
  • 1/2 filxhan çaji vaj bajame
  • 1/2 filxhan çaji uthull bardhë
  • 20 pika vaj esencial
  • Shishe spërkatësi

Hidhni ujin në shishen e spërkatësit.

Më pas shtoni vajin e bajames dhe uthullën e bardhë.

Hidhni edhe vajin e limonit për aromë më të mirë.

Tundeni mirë atë para çdo përdorimi.
Përdoreni në të gjitha sipërfaqet e drunjta duke i spërkatur dhe më pas pastrojini me një copë të pastër.

 

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme