Qysh Me - Kërko - Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve? 
Kyçu

Qysh me rikthy shkëlqimin e mobileve?

Arbona D Arbona D | Mirembajtje shtepiake | 19 December 2017 | 17:17

Pastrimi i mobiljeve të drurit është një proces i bezdisshëm, sidomos nëse jeni maniakë të pastërtisë.

Ata gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë si në kuzhinë, dhomën e ndenjies, dhomën e gjumit, etj.

Ndonjëherë, pavarësisht detergjentëve të shtrenjtë, nuk keni marrë rezultatin e dëshiruar.

Kështu, në këto kushte zgjidhja më e mirë është ta përgatisni vetë në shtëpi.

Mjafton të kombinoni disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një përzierje që përveçse pastron mobiljet thellësisht, i bën ato të mbajnë aromë të mirë.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji ujë të distiluar
  • 1/2 filxhan çaji vaj bajame
  • 1/2 filxhan çaji uthull bardhë
  • 20 pika vaj esencial
  • Shishe sperkatesi

Përgatitja:

Hidhni ujin në shishen e sprait.

Më pas shtoni vajin e bajames dhe uthullën e bardhë.

Hidhni edhe vajin e limonit për aromë më të mirë.

Shkundeni mirë atë para çdo përdorimi.
Përdoreni në të gjitha sipërfaqet e drunjta duke i spërkatur dhe më pas pastrojini me një copë të pastër.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme