Qysh Me - Qysh me i pastru atletet e bardha? 
Kyçu

Qysh me i pastru atletet e bardha?

Arbona Draga Arbona Draga | Mirembajtje shtepiake | 15 August 2017 | 21:00

Atletet e bardha janë shumë të ndjeshme, pa marrë parasysh se a vishen vetëm gjatë ditës apo gjatë luajtjes së ndonjë sporti ato do të ndoten.

Kjo mënyrë është shumë e lehtë për ti pastruar atletet e bardha.

Nevojitet:

  • sodë bikarboni
  • sfungjer i butë.

1.Mbushni një kovë me ujë të vakët dhe shtoni një lugë sodë bikarboni.

Image

 

2.Vendosni sfungjerin në kovë, dhe pastaj largoni ujin nga sfungjeri dhe filloni të largoni papastërtitë e mëdha me lëvizje para-prapa.

Image

 

3.Kushtoni më shumë kujdes pjesëve të cilat kanë detaje, pasi që ato janë më të vështira për tu pastruar.

Image

 

4.Pasi të jenë larguar papastërtitë, thani atletet me një leckë të pastër.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme