Qysh Me - Qysh me eleminu erën e lavatriçes? 
Kyçu

Qysh me eleminu erën e lavatriçes?

Arbona D Arbona D | Mirembajtje shtepiake | 08 November 2017 | 17:53

Kripërat e ujit, mbeturinat e ndryshme, kalkaret dhe mbetjet e ngurtësuara të detergjenteve janë disa prej shkaktarëve të erës së keqe që vjen nga makina larëse. 

Për këtë arsye rekomandohet që të bëhet pastrimi i saj të paktën një herë në tre muaj.

Për këtë nevojiten uthull molle, dy kokrra limon dhe 1 lugë gjelle gëlqere e shuar.

Tretni gëlqeren në uthullën e mollës derisa të bëhet një lëng i kondensuar.

I shtoni lëng limoni dhe vendosni mënjanë përmbajtjen.

Vini lavatriçen në programin me 90 gradë dhe kur të jetë mbushur me ujë i shtoni tretësirën e mësipërme në vendin e ilaçit të rrobave.

Pas larjes nëse dëshironi bëni një larje me ujë pa shtuar gjë për të eliminuar erën e uthullës.

Image

 

  • TAGS
  • #

Komentet

Të Ngjajshme