Qysh Me - Qysh me ditë pse duhet larë rrobat me ujë të ftohtë? 
Kyçu

Qysh me ditë pse duhet larë rrobat me ujë të ftohtë?

Arbona D Arbona D | Mirembajtje shtepiake | 17 August 2017 | 17:12

Uji i ftohtë paraqet më shumë se sfida e larjes së përditshme në lavanderi.

Përparimet teknologjike, si në lavatriçet ashtu edhe në detergjentet, kanë bërë të mundur larjen me ujë të ftohtë si një nga opsionet shumë efektive, thekson eksperti i kujdesit të rrobave Steve Boorstein. Ndonjëherë është mënyrë shumë e sigurtë se sa larja me ujë të ngrohtë.

Për shembull, njollat proteinike (gjaku, djersa) mund të tkurren dhe të rrudhosin pëlhurat sintetike gjatë larjes më ujë të ngrohtë.

Kështu, disa njerëz thonë se rrobat e stërvitjes mbajnë akoma erë të pakëndshme gjatë larjes në cikël të ftohtë (materiale sintetike).

Nëse ky është rasti, aplikoni një program të shkurtë para-larjes prej 20 minutash pas stërvitjes suaj.

Kjo do të ndihmojë në eliminimin e erës së mbetur gjatë ciklit tjetër të larjes me ujë të ftohtë.

Detergjenti me ujë të ftohtë është një zgjidhje e mirë për veshjet e palestrës, ndërsa detergjentët e rregullt funksionojnë mirë për rrobat tjera.

Një tjetër argument për të përkrahur këtë metodë larjeje?

Meqenëse 90% e energjisë konsumohet gjatë ngarkesës që përdoret për t’u ngrohur uji, mesatarja e përdorimit të kësaj metode me ujë të ftohtë mund të eliminojë rreth 350 paund të emetimit të dioksid karbonit në vit.

Për shumicën e shtëpive, kjo arrin shumën e 40 dollarëve në vit.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme