Lakër Turshi

Lakër Turshi - receta gatimi

Perberesit per 10 kg laker:

  • Kripe 2 1/2 filxhane caji ,
  • uje 10 litra ,
  • selino 4-5 gjethe ,
  • koper ,
  • uthull 4 gota ose acid acetik 1/2 gote.

Gatimi:

Me pare pergatitet shellira: Per 10 litra uje 2 1/2 filxhane caji me kripe. Zihet dhe lihet te qendroje 12 ore. Zgjidhen lakra te ngjeshura te bardha, u hiqen gjethet jeshile, kocani i tepert, lihen te tera ose ndahen per gjysme.

Ne fuci druri, balte ose qelqi shtrihen gjethet e lakres te ngjeshura njera pas tjetres, hidhen gjethe selinoje e koper, dhe siper gjethe lakre.

Vihet nje kapak prej derrase me nje peshe te rende (gur te paster), pastaj hidhet shellire dhe uthull ose me mire pak acid acetik.

Mbulohet siper me nape te paster, lidhet gryka e enes dhe lihet 8-10 dite. Here pas here i hiqet cipa qe i krijohet ne siperfaqe dhe pas 10-12 ditesh i kullohet lengu nje dite po dhe nje dite jo dhe i hidhet persei siper.

Shelira siper lakres duhet te jete rreth 10 cm. Lakra eshte gati pas 20 ditesh dhe ruhet ne vende te fresketa.

Tranguj Turshi

Lakër Turshi