A kualifikoheni për 20% ?

A jeni apo keni qenë i regjistruar si punëtorë i ndërmarrjes në kohën e privatizimit?
A keni qenë në listën e pagave për jo më pak se tri (3) vite?

Nëse përgjigjja juaj është “PO” në dy pyetjet e radhitura më lartë, dhe nëse nuk e keni arritur moshën e pensionit deri në datën e privatizimit të NSH-së, atëherë ju kualifikoheni për përfitimin e 20%.

LISTAT

Duhet pasur parasysh se lista me emrat e përfituesve të 20% përpilohet nga Organi përfaqësues i të punësuarve të NSH-së që privatizohet (Drejtori, Kryetari i Këshillit të Punëtorëve dhe Kryetari i Organizatës Sindikale të NSH).

Kjo listë përgatitet në bazë të dokumentacionit në dispozicion dhe nënshkruhet nga personat e lartpërmendur.

Nëse i keni plotësuar kriteret më lart por emri juaj nuk ndodhet në listë, ju keni të drejtë që pas publikimit të Listës fillestare, të parashtroni ankesë ose të kundërshtoni një ose më shumë emra të punëtorëve që gjinden në Listën fillestare, pranë Komisionit të AKP-së për shqyrtimin e ankesave në afat prej 20 ditësh nga dita e fundit e publikimit të listës në gazetat ditore në gjuhën shqipe dhe serbe.

Pas publikimit të Listës finale, nëse personi nuk gjendet në listë, ka të drejtë të parashtroj ankesë ose të kundërshtoj një ose më shumë emra të personave të cilët gjinden në Listën finale, në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Përfundimisht, kriteret e lartpërmendura nuk i ndalojnë punëtorët që pretendojnë se do të kishin qenë të regjistruar apo të punësuar, po të mos kishin qenë të diskriminuar, dhe mund të parashtrojnë ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

FONDET

Shuma e fondeve në dispozicion për t’u shpërndarë transferohet në një llogari të veçantë në BSPK nga e cila pastaj shumat individuale u shpërndahen punëtorëve të kualifikueshëm.

Në këtë fazë, punëtorët e kualifikueshëm duhet që BSPK-së t’i dërgojnë një kopje të llogarisë së hapur në njërën nga bankat që funksionojnë në Kosovë dhe kopjen e letërnjofitmit.

Qysh me i përgaditë dokumentet për ofertim?

A kualifikoheni për 20% ?