Qysh Me - Qysh me ulë sendimentacionin pa ilaçe? 
Kyçu

Qysh me ulë sendimentacionin pa ilaçe?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 14 July 2017 | 19:58

Niveli i sendimentacinit në urinë në testin laboratorik tregon procesin inflamator në trup. Kjo e dhënë nga mjekët kërkohet edhe kur dyshohet në sëmundje të veshkave, artrit, sëmundje të zemrës dhe autoimune, por vetëm niveli i sendimentacionit nuk mund të jetë dëshmi i cilësdo sëmundje.

Përcillet për evidentë në shërimin e përkeqësimit eventual të sëmundjes. Marrë parasysh se tregon inflamacionet në organizëm, mënyra më e mirë për ta ulur këtë nivel është të shëroni inflamacionet në trup, e kjo më së lehti arrihet përmes ushqimit.

Ushqimi i pasur me pemë të freskëta, perime dhe fara, është mënyra më e mirë për t'i shëruar inflamacionet. Për shembull, boronicat dhe boronicat e kuqe ofrojnë mbrojtje shtesë nga inflamacionet, e i shkëlqyeshëm është edhe ananasi.

Ajo që duhet kufizuar apo për ta hedhur krejtësisht nga menyja është mishi i kuq, alkooli, si dhe sheqeri i rafinuar dhe mielli.

Për zvogëlimin e inflamacioneve rëndësi ka të përdorni dhe xhenxhefilin, si pluhur apo edhe si çaj, derisa të njëjtin efekt e ka edhe kurkuma. 

Komentet

Të Ngjajshme