Qysh Me - Qysh me i mbrojtë fëmijët nga i nxehti i verës? 
Kyçu

Qysh me i mbrojtë fëmijët nga i nxehti i verës?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 14 July 2017 | 01:45

Erdhi vapa, ndaj kujdes fëmijët.

Ky është sugjerimi që japin mjekët pediatër me nisjen e stinës së nxehtë.

Së pari fëmijët nuk duhet të futen në ujë pa kaluar 3- 4 orë pasi ata kanë konsumuar një vakt të plotë. Dielli bën mirë për lëkurën nëse fëmijët i ekspozojmë deri në orën 10.30 të paradites dhe në mbrëmje pas orës 17, raporton tvklan.al, transmeton Qysh Me

Për femijët nën 1 vjeç orari më i mirë për t’i ekspozuar është mes ores 18 -18.30 pasdite dhe gjithmonë nuk duhet harruar përdorimi i kremit mbrojtës me faktor të lartë. Në verë ekziston mundësia e pickimit nga insektet, ndaj aplikimi lokal i një kremi me kortizon do të zgjidhte situatën. Kujdes i veçantë duhet për fëmijët me sëmundje kronike të cilët janë të ekspozuar nga goditjet e të nxehtit.

Mënyra më e mirë e parandalimit është qendrimi brenda ambienteve të shtëpisë gjatë orëve të pikut, veshja e rrobave të lehta kryesisht të pambukta dhe ngjyra të hapura. Nuk duhen konsumuar lëngje të ftohta në sasi të mëdha. Fëmijët nuk duhen lënë asnjë moment në makina të parkuara në ambient të ekspozuar ndaj diellit.

Kujdes duhet bërë edhe me ushqimin. Në rast të temperaturës së lartë reduktoni kaloritë e tepërta. Përdorni karbohidratet e thjeshta, pasi janë lehtësisht të tretshme. Rrisni masën e lëngjeve me temperaturë ambienti dhe gjithashtu konsumin e frutave e perimeve.

Për fëmijët alergjikë. Asnjëherë mos harroni se pavarësisht se e keni lënë pas periudhën pranverore të alergjisë, mos harroni të merrni me vete barnat përkatëse. Nuk i dihet asnjëherë, veçanërisht nëse pushimet po i kaloni pranë një vendi me shume lule dhe pemë.

Nëse në fshat rrezik përbëjnë kafshët, si qentë, macet, lepujt dhe kuajt në det rrezikshëmëri për alergjikët përben peshku. Në këtë rast problemet më të shpeshta janë ato në rrugët e frymëmarrjes.

Kampet verore. Është e nevojshme që fëmijët para se të nisin aktivitetin e tyre duhet të konsumojnë një mëngjes të bollshëm. Gjatë ditës duhet të pijnë ujë për të parandaluar simptomat e etjes. Por mos harroni për ansjë moment përdorimin e kapeleve.

Komentet

Të Ngjajshme