Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me i dite vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë? 
Kyçu

Qysh me i dite vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë?

Albana Krasniqi Albana Krasniqi | Keshilla | 12 June 2018 | 21:41

Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime. Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.Sipas të dhënave, siç transmeton Syri, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.Stabilizimi i tensionit të gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.

01 nga 04Ulja e tensionit të gjakut

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

02 nga 04Mirëmbajtja e tensionit të gjakut

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.

03 nga 04Qetësimi i tensionin e gjakut

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.

04 nga 04Kundër dhimbjeve të kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.

Komentet

Të Ngjajshme