Qysh Me - Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina? 
Kyçu

Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina?

Arbona D Arbona D | Keshilla | 26 July 2017 | 18:38

Duhanpirësit, mund ti ndihmojmë trupit të tyre përmes disa ushqimesh për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina. 

Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjësese për varësinë ndaj duhanit.

Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre.

Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina

1.Brokoli

Është i pasur në vitamina B5, C dhe D që janë përgjegjëse për të rregulluar shumë proçese në trupin e njeriut.Brokoli ndihmon në forcimin e metabolizmit dhe i mbron mushkritë tuaja nga toksinat.

2.Portokallet

Nikotina e zbras trupin nga vitamina C, ndërsa portokallet janë të mbushura me vitaminë C dhe rikthejnë ekulibrin.

3.Spinaqi

Spinaqi përmban acide fosile dhe Vitamin B9 që janë të njohura për largimin e nikotinës nga trupi.

4.Xhinxheri

Xhinxheri ndihmon në largimin e simptomave të padëshiruara të duhanit nga trupi. Gjithashtu redukton toksinat në gjak, që shkaktohen nga nikotina.

5.Limonat

Janë një armë e fuqishme për të luftuar nikotinën.Helmi i nikotinës rri në gjak për 3 ditë duke dëmtuar qelizat dhe sisitemin imunitar. Limoni ka fuqinë ti largojë këto efekte negative që lë nikotina në organizëm.

6.Karrotat

Konsumimi i rregullt i Karrotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkaktrron nikotina.

7.Shegët

Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.

8.Lakra jeshile

Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme