Qysh Me - Qysh me i ditë simptomat e mbidozës në kafeinë? 
Kyçu

Qysh me i ditë simptomat e mbidozës në kafeinë?

Arbona D Arbona D | Keshilla | 16 October 2017 | 18:06

Kafeja është rituali i mëngjesit i thuajse të gjithë njerëzve dhe shumë të rritur, adoleshentë dhe madje edhe fëmijë përdorin pije energjie, ose kafe për të nisur ditën e tyre. 

Derisa një filxhan kafe mund të ndihmojë të jeni më të përqendruar, mbidoza e kafeinës mund të rezultojë vdekjeprurëse. 

Ja, pesë simptomat e mbidozës së kafeinës që nuk duhet injoruar:

1. Vështirësi në frymëmarrje

Sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon kafeina rrit presionin e gjakut, por ua bën më të vështirë procesin e frymëmarrjes duke mos furnizuar si duhet trurin me oksigjen.

Nëse ndjeni që mezi mbusheni me frymë, mos e pini më kafen por konsumoni diçka

2. Dridhje të gjymtyrëve

Mbidoza e kafeinës shkakton dridhje të pavullnetshme të duarve.

Prija e disa gotave ujë dhe të ngrënit diçka do të ndihmojë që organizmi juaj të stabilizohet.

3. Marramendje dhe ndjesia e të vjellës

Marramendja, ndjesia e të vjellës, diarreja mund të ndodhin kur trupi merr më shumë kafeina nga se duhet.

Sasi të mëdha të kafeinës mund t'ju shkaktojnë dehidratim, duke shkaktuar marramendje dhe përzierje.

Kafeina stimulon zorrën e trashë dhe sistemin tretës

4. Rrahje të shpejta të zemrës

Kafeina stimulon ritmin e zemrës tuaj.

Për shumicën e njerëzve, ky efekt nuk është vdekjeprurës, por për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kjo gjendje mund të shkaktojë atak kardiak.

5. Pagjumësi

Një filxhan kafe në mëngjes mund t'ju ndihmojë të filloni ditën, por një filxhan kafeje në mbrëmje do t’ju lërë gjithë natën pa gjumë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme