Qysh Me - Qysh me ditë sa serioze janë dhimbjet që i ndjeni në krahërorë? 
Kyçu

Qysh me ditë sa serioze janë dhimbjet që i ndjeni në krahërorë?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 15 July 2017 | 08:13

Shkaqet organike të dhimbjeve në krahëror mund të jenë shumë serioze.

Shkaqet serioze lidhen me sëmundjet akute.

Më shpesh bëhet fjalë për sulm në zemër, emboli pulmonare dhe e ashtuquajtura 'aneurizmë disekante e aortës'. Këto janë gjendje për të cilat duhet sa më shpejt të përcaktohet diagnoza dhe të fillojë mjekimi i menjëhershëm.

Nëse kjo nuk bëhet, mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën, transmeton Lajmi.net.

Ka edhe gjendje të tjera, më pak serioze, të cilat janë të lidhura me dhimbje të shkaktuara nga ngushtimi i enëve të gjakut që ushqejnë zemrën, për këtë shkak paraqitet e ashtuquajtura 'angina pectoris'.

Nëse edhe këtu nuk përcaktohet diagnoza e saktë, ekziston rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër (infarktit).

Nga shkaqet që lidhen me zemrën, janë edhe ekzistimi i shtimit të cipës së zemrës (pleura, perikardit), ose vuajtja e mëparshme e sëmundjes së muskujve të zemrës dhe cipës së zemrës (pleura), të cilat gjithashtu duhet të mjekohen.

Komentet

Të Ngjajshme