Qysh Me - Portokajtë forcojnë sistemin imun dhe përmirësojnë disponimin, ja edhe disa veti të tjera të portokajve. 
Kyçu

Portokajtë forcojnë sistemin imun dhe përmirësojnë disponimin, ja edhe disa veti të tjera të portokajve.

Filane Fisteku Filane Fisteku | Keshilla | 01 June 2017 | 00:36

Nese ju konsumoni Portokall, atëherë ne do të ju tregojmë 5 arsye të mira që të ju pëleqej edhe më shumë.

PARANDALOJNË KANCERIN

Portokajtë përmbajnë përbërës për të cilët është dëshmuar se ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të mushkërive, lëkurës, gjirit, lukthit dhe zorrës së trashë.

PARANDALOJNË SËMUNDJET E VESHKAVE

Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokajve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të veshkave dhe ul rrezikun nga shfaqja e gurëve në veshka, transmeton gazeta Kosova Sot.

PARANDALON KANCERIN E MËLÇISË

Dy studime të ekspertëve nga Japonia kanë treguar se konsumimi i rregullt i portokajve mundet të ulë rrezikun nga kanceri në mëlçi. Ekspertët mendojnë se më meritori është vitamina A.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

Portokajtë janë burim i hatashëm për kalium, mineral që është i nevojshëm për rregullimin e ritmit të zemrës. Kur sasia e kaliumit është tepër e ulët, shfaqet rreziku për rrahje jo të rregullt të zemrës.

PËR SHËNDETIN E SYVE

Portokajtë janë burim i hatashëm për karotenoide, substancë që në trup shndërrohet në vitamina A dhe kështu parandalojnë degjenerimin makular. 

Komentet

Të Ngjajshme