Qysh Me - Qysh me transferu kredi ne IPKO? 
Kyçu

Qysh me transferu kredi ne IPKO?

Q Marketing Q Marketing | IPKO | 01 June 2014 | 06:30

Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët tjerë me karakteristika prepaid.

Udhezimet për të transferuar kredine prej kontos tuaj me parapagim në një konto tjetër me parapagim:

Hapi 1:
Shtypni si në vijim: *124*shuma e kredisë*049xxxxxx# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje.

Hapi 2:
Do të merrni një porosi konfirmimi për të autorizur këtë transfer. Nëse informata është në rregull atëherë, konfirmojeni duke shkruar *124#. Do të merrni prapë një porosi për transfer të kredisë me sukses.

VËREJTJE: Kjo porosi njoftimi nuk do të ruhet në celularin tuaj. Porosia poashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këte transfer.

Demonstrim i transferit:

Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 049/111-xxx në numrin 049/222-xxx duhet të shtypni si në vijim:

*124*5*049222xxx# dhe e konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku:

*124* është kodi per qasjen e këtij shërbimi
5 është vlera e kreditit që dërgohet
*049222xxx# është numri i telefonit të destinuar për transfer

 

Komentet

Të Ngjajshme