Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me përdorë llogarinë e PayPal në Amazon? 
Kyçu

Qysh me përdorë llogarinë e PayPal në Amazon?

Arbona D Arbona D | Internet | 12 March 2018 | 17:24

Normalisht, Amazon nuk pranon pagesa përmes llogarive të PayPal.

Ky është një lajm i keq, nëse jeni mësuar që shoppingun online ta paguani përmes kësaj llogarie.

Ekziston një mënyrë për të paguar për këto porosi në Amazon përmes PayPal.

1.Hapni llogarinë tuaj të Paypal, dhe verifikoni atë duke klikuar në opcionin Wallet.

Dhe tek opcioni Bank accounts klikoni Link a bank.

Pastaj, selektoni bankën tuaj, dhe klikoni Agree and Link.

2.Janë tri lloje të llogarive në PayPal: Personale, Premiere dhe Biznes.

Pas hapjes fillimisht do të keni llogarinë personale, të cilën mund ta ktheni në premiere apo biznes pa pagesë.

Këto dy lloje ofrojnë më shumë funksione, duke mos kushtuar asgjë më shumë.

Për ta kthyer llogarinë në premiere, klikoni në Settings.

Pastaj, tek Account Options klikoni Upgrade to a premier account.

3.Pasi të keni verifikuar llogarinë Premier, klikoni në këtë link për të aplikuar për llogarinë Paypal Business Debit MasterCard. https://www.paypal.com/webapps/mpp/debit-card

Verifikoni detajet personale dhe klikoni Continue.

Klikoni Agree And Continue.

4.Më në fund mund ta përdorni llogarinë Paypal Business Debit MasterCard në secilin vend që pranohet MasterCard, duke përfshirë këtu edhe Amazon.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme