Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital? 
Kyçu

Qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital?

Qysh Me Qysh Me | Institucione | 20 March 2018 | 22:02

Çdo lindje është gëzim, por që pas gëzimit të lindjes duhet bërë regjistrimi i fëmiut dhe kjo kërkon pak punë administrative. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim të femiut në Republikën e Kosovës është si vijon:

1. Fletëlëshimi i spitalit; 

2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (Fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë prezent me rastin e paraqitjes se kërkesës; 

3. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) apo ekstraktet e lindjes për prindërit (Fotokopje); 

4. Njëri prind të jetë prezent (nëse kurora është para lindjes së fëmiut); 

5. Nëse fëmiu është mbi moshën 6 vjeqare, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmiu. 

6. Pagesa e taksës 1 Eur;

Komentet

Të Ngjajshme