Informata për ujin

Uji është burim i çmuar por edhe i kufizuar.

A e dini se?

Uji që ekziston sot është i njëjti i bilionë viteve më parë. Për këtë arsye edhe quhet burim i kufizuar, por i riciklueshëm. Uji është gjithmonë në lëvizje: në oqeane, në lumenj, në tokë dhe në atmosferë.

Uji mbulon më shumë se 80 % të tokës dhe gjendet në oqeane, liqene, lumenj, i ngrirë në akullnaja si dhe nën tokë.

97% e ujit të tokës është ujë i kripur, të cilën njerëzit dhe kafshët nuk mund ta pijnë, dhe nuk është i përshtatshëm për bimët. Pra vetëm 3 % mbetet ujë i freskët.

45 % e ujit përdoret në tualet.

Cikli i ujit në natyrë

Dielli me energjinë e tij ngroh tokën e cila e transferon avullin që del nga oqeanet, deti dhe toka në atmosferë. Avulli nga atmosfera formon më pas retë. Retë ndikohen nga karakteristikat e motit, të cilat varen gjithashtu nga sipërfaqja e tokës. Ndonjëherë retë duke qënë në kontakt me rrymat e ftohta kondensohen dhe formojnë mjegullën ose ndonjëherë bien në tokë në formën e shiut që grumbullohet në sipërfaqen e ujit dhe tokës. Më pas ndodhë riciklimi i ujit, ose rikthimi i ujit përsëri në atmosferë.

Sa ujë përdorim?

Evropianët konsumojnë mesatarisht 100-320 litra ujë në ditë për përdorim shtëpiak, varësisht nga shteti. Konsumimi shtëpiak i ujit përfaqëson rreth 15% të përdorimit të përgjithshëm të ujit në Evropë, që është më pak se gjysma e vëllimit e përdorur për bujqësi, e cila merr një të tretën e vëllimit të ujit. Mesatarisht, vetëm 3% e ujit të rubinetës përdoret për pirje. Pjesa dërmuese përdoret për të shtyer ujin e papastër të tualetit, për larje, dhe për ujitje të oborreve.

Rëndësia e ujit

Po ti, sa ujë përdor?

Një dush: 35-75 litra
Një banjë: 80 litra
Një shtyerje e ujit në tualet: 8 litra
Lavatriçja: 65litra
Pjatëlarësja: 25 litra
Një larje e veturës: 400-480 litra

 

Uji në Kosovë është mjaft i kufizuar!

Rezervat e ujit në Kosovë janë jo të mjaftueshme. Këto rezerva janë 1600 litra kub në vit për banorë. Lumenjtë kryesorë në Kosovë janë: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepeneci. Uji është i kufizuar pasi është i shpërndarë në mënyrë jo të barabartë si dhe sasia e ujit nuk i plotëson nevojat e banorëve. Pjesa perëndimore e Kosovës ka rezerva më të mëdha se pjesa lindore e jug-lindore. Për këtë arsye edhe mbrojtja e zhvillimi i burimeve ujore është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë e rëndësishme dhe një ndër sfidat më të mëdha mjedisore të Kosovës.

Si t’i parandalojmë dhe t’i përballojme me sukses thatësirat:

Thatësirat ndodhin kur nuk ka mjaftueshëm ujëra dhe niveli i ujit zvogëlohet. Ato mund të rrisin rrezikun e fatkeqësive si për shembull: zjarret në pyje, përmbytjet si edhe rrëshqitjet e tokës.

BËHU GATI:

Ja disa mënyra kryesore për të ruajtur ujin dhe evituar thatësirat:

• Mos e çoni ujin dëm. Përdoreni atë përseri si për shembull: për të ujitur lulet;
• Kur ujisni oborrin përpiquni mos të ujisni edhe trotuarin ose rrugën përpara shtëpisë.

GJATË THAHTËSIRAVE:

• Dëgjoni rregullat nga autoritetet. Ato duan të sigurohen që ka mjaftueshëmujëpërgjëratmëmerëndësi.
• Bëni dushe të shkurtra duke përdorur kështu më pak ujë.
• Mos e lini rubinetin hapur kur lani dhëmbët ose shkumosni duart / fytyrën.

• Ndaloni së përdoruri lodrat me ujë në oborr. Kur të përfundojë thatësira ju mund t’i përdorni ato përsëri.

GJATË:

• Dëgjoni rregullat nga autoritetet. Ato duan të sigurohen që ka mjaftueshëmujëpërgjërat

Ejani të bashkëpunojmë për vetëdijësimin e komunitetit për ruajtjen e ujit
dhe parandalimin e thatësirave!

Fëmijët mund të kryejnë një rol shumë të rëndësishëm për të mësuar të tjerët për rëndësinë e ruajtjes së ujit si edhe hapat që duhen ndjekur duke filluar nga:

• Bashkëmoshatarët

• Familja

• Shkolla/Mësuesit

• Fqinjët/Lagjja ku banoni

• Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor / Departamenti i Ujërave

 

 

Informata për ujin

Qysh me mbrojtë ambientin e jashtëm?