Qysh Me - Qysh me pozu për fotografi? 
Kyçu

Qysh me pozu për fotografi?

Arbona Draga Arbona Draga | Hobi | 20 June 2017 | 18:56

1.Opcioni më i mirë gjatë bërjes së fotografive në fytyrë është mënjanimi i fotove me fytyrën drejtë.

Nëse bëni foto me fytyrë drejt kamerës atëherë nuk do të ketë hije, duke bërë që fytyra të duket më e gjërë dhe do të dukeni sikur keni ca kilogram më tepër.

Gjeni pozicionin pak më larg nga kamera, në mënyrë që të krijohet hije në hundë dhe njërën anë të fytyrës.

Ulni pak mjekrrën, sepse nëse e mbani shumë lartë atëherë fotografia do të duket shumë jonatyrale.

Lëvizni kokën gjatë fotove, por mbajeni gjithmonë në atë pozicion që ndiheni komod që të mos duket foto e ‘forcuar’.

 

Image

 

2.Nëse duhet të bëni foto me fytyrë drejtë, atëherë kamera duhet të fokusohet tek sytë.

Mbani sytë hapur, duke mënjanuar lëshimin e kapakëve të syve pasi që do të dukeni të lodhur.

Mbyllni sytë për disa sekonda para se të bëni foton, që të shmangni mbylljen e tyre gjatë bërjes së fotografisë.

Image

 

3.Asgjë nuk e prish fotografinë më shpejtë se sa një buzëqeshje jo natyrale.

Buzëqeshni me dhëmbë.

Lagni me ujë buzët para se të buzëqeshni në fotografi, apo aplikoni balsam për buzë, pasi që kjo do ti jap pak më shumë dritë fytyrës suaj.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme