Qysh Me - Çfarë janë pemët? 
Kyçu

Çfarë janë pemët?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Hobi | 15 July 2017 | 08:31

Pemët kanë kërcell të drunjëzuar të mbrojtur me lëvozhgë dhe që degëzohet disa metra mbi tokë. Kurora e tyre përbëhet nga gjethe në trajta nga më të ndryshmet: të gjera tek gjethegjerat, si për shembull lisi, rrapi apo gështenja, gjilpëra- si te koniferet ku bëjnë pjesa pisha, bredhi dhe selvia.

Disa lloje pemësh përherë të gjelbra, e ruajnë gjithmonë kurorën e tyre duke i ndërruar gjethet pak nga pak e me radhë. Ndërsa pemët e tjera i rrëzojnë gjethet njëherë në vit, në fillim të stinës më të ftohtë ose më të thatë. Në përgjithësi, pemët i kanë rrënjët në pjesën e poshtme të trungut.

Çfarë është lëvorja dhe përse shërbejnë rrënjët e pemëve?

Trungjet e pemëve janë të mbrojtura nga lëvorja, një shtresë e papërshkueshme qelizash të vdekura që në pjesën më të jashtme, quhet tapë.

Ajo e mbron pemën nga insektet, parazitët dhe ndryshimet e forta të temperaturës. Lëvorja është edhe shenjë dalluese për çdo pemë, ngase ndryshon nga një specie në tjetrën.

Në anën tjetër, rrënjët thithin ujin nga toka, magazinojnë substancat ushqyese që vijnë nga gjethet dhe e mbajnë pemën të ngulitur në tokë. Rrënjët janë të përbëra nga shumë fije të holla, të cilat rrisin aftësinë thithëse të tyre.

Komentet

Të Ngjajshme