qyshmetro-join-our-family

Speca të Kuq të Mbushur me Gjizë

Speca të Kuq të Mbushur me Gjizë - receta gatimi

Perberesit:

  • 1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul.
  • Gjysëm kile gjize
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri 5 luge
  • Kripe nje luge kafe
  • Hudhra sipas deshires
  • Specat duhen si ato ne foto

Gatimi:

Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.

Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra).

I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit.  Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme.

E mira  është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent).  Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura.

Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta.  Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen.  Specat janë gati për tu servirur.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>