qyshmetro-join-our-family

Melci ne Furre

Përbersit:

  • mëlçi 750 g
  • mish i tymosur 100 g
  • kripë, piper
  • lugë kafeje miell
  • yndyrë

 

Gatimi:

Mëlçia e zezë pasi lahet dhe fshihet mirë, vendoset në një tavë të vogël e të thellë. I hidhet ujë i nxehtë sa të mbulohet gjysma e mëlçisë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet me mishin e tymosur dhe me yndyrë.

Vihet në furrë që të piqet 1/2 orë-1 orë afërsisht duke u spërkatur herë pas here me një përzierje: miell, kripë e piper si dhe me lëngun e vet. Kur piqet plotësisht, hiqet nga tava, ndërsa lëngu lihet të ziejë në zjarr të fortë që të trashet salca.

Pritet mëlçia, vendoset në pjatë dhe sipër i hidhet salca e përgatitur.

Mëlçia e pjekur mund të shoqërohet me patate të ziera të çastit me pak gjalpë e me majdanoz të grirë hollë. Mëlçia e kaut mund të bëhet çomlek si zemra, në skarë, etj.

 

Burimi: recetakuzhine.net


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>