qyshmetro-join-our-family

Supë me Oriz dhe Bizele

Supë me Oriz dhe Bizele

Supa me oriz dhe bizele perben nje pjate te pare teper te shijshme dhe te keshillueshme ne keto dite te ftohta dimri. Provojeni duke i shtuar edhe nje patate te vogel, apo duke zevendesuar proshuten e pjekur me panceta e cila do ti jape me shume shije. Gjithashtu ne vend te koncentrates se perimeve mund te perdorni leng pule bashke me disa copa mishi ne brendesi. Variantet jane te pafundme, zgjedhja ju takon juve!

Perberesit per 4 persona:

  • 200gr oriz
  • 300gr bizele
  • 1/2 qepe
  • 100gr proshute te pjekur
  • 1 1/2 liter leng i pregatitur me dy kuba koncentrate perimesh (ose leng mishi)
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • majdanoz
  • vaj ulliri
Gatimi:
Kaverdisim ne nje tenxhere me pak vaj ulliri qepen e grire holle dhe proshuten e prere ne kubik te vegjel. Kur qepa te jete bere transparente, shtojme bizelet, 2 garuzhde nga lengu i koncentrates dhe i ziejme per rreth 20 minuta ne zjarr te avashem. Shtojme lengun e mbetur te perimeve dhe kur ky i fundit te kete marre vale, hedhim orizin te cilin e gatuajme derisa te zbutet plotesisht (mund te nevojiten 15-17 minuta).
Ne perfundim, e sperkasim supen me majdanoz te grire dhe djathin kackavall dhe e servirim menjehere te ngrohte ne tavoline

Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>