qyshmetro-join-our-family

Rollade

Për të ngrënë një ëmbëlsirë të mirë si për shije ashtu edhe për bukuri duhet që të merrni këta perberes:

  • 5 vezë,
  • 15 lugë sheqer,
  • 5 lugë vaj,
  • 5 lugë kakao,
  • 1 puding çokollate,
  • 15 lugë miell,
  • 1 ‘detektiv’ për brumë dhe
  • 1 sheqer vanilje.

(Te këta artikuj përdoret sasia e lugës që hamë)

Të gjitha këto i përziejmë dhe i qesim për t’u pjekur në një tepsi të shtrirë,
pa rreth.

Kremi:

  • 100 g çokollatë,
  • 25 g margarinë
  • një lugë kakao dhe
  • 1 sheqer vanilje.

Këto i përziejmë në tavë dhe pasi të piqet brumi i përgatitur e lyejmë me këtë lloj çokollate dhe e palosim në formë të rolladës. Mandej e prejmë atë dhe në pjesën e lagët të saj i qesim kokos.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

  1. DD

    shume e bukur me ka dalur sepse e kam provuar

  2. arjann

    po qka esht brumm detektiv se spe di se po du me qit ni role