qyshmetro-join-our-family

Makarona me Perime

Makarona me Perime - receta gatimi

Perberesit per 6 persona:

  • 400-500gr makarona
  • 2 qepë, 2 thelpinj hudhre
  • 1-2 kungulleshka (300gr)
  • 3 speca (300-400gr) mundësisht me ngjyra
  • 2- 3 karota (200 gr)
  • 4-5 domate të freskëta ose nga doza (450 gr)
  • 150ml vaj
  • 1 kub i koncentruar perimesh
  • 1 pako lëng domateje (450 ml)
  • kripë, pipër i zi, dhe pipër i kuq.

Gatimi:

Në 2 litra ujë me kripë, makaronat zihen për 7- 9 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese. Perimet lahen dhe prehen të gjitha në katrorë. Qitet vaji në tenxhere, qepa e hudhra të grira imët kaurdisen, i shtohen perimet (specat, karotat e kungulleshka). I qitën mëlmesa dhe perimet lihen të zihen 10-15 minuta. Ndërkohë, domatet qitën e përvëlohen në ujë të valë 2–3 minuta, hiqen nga zjarri, qërohen e prehën në copa dhe qiten në perime dhe së bashku zihen edhe 2-3 minuta.
Në fund makaronat e zier e të kulluar bashkohen me perimet e ziera, shtohet lëng domatesh sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.

Këshillë praktike: Për të mos humbur kohë dhe për të kursyer rrymën, domatet mund të përvëlohen fillimisht para se të zihen makaronat.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>