Rolladë me Kokos



Përbërësit
:

  • 1 margarinë,
  • 4 filxhana qumësht,
  • 4 filxhana sheqer,
  • 1 çokollatë kuzhine,
  • 200 gramë kokos,
  • 300 gramë keksa të bluar.

Gatimi:

Në enën e parë e qet gjysmë margarine për ta shkrirë. Pasi të shkrihet ia shton 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 1 çokollatë kuzhine dhe 300 gramë keksa të bluar. I përzieni mirë dhe pastaj i largoni të ftohen.

Në enën e dytë e shkrini gjysmë margarine. Pastaj ia shtoni 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 2 kokosa. Pasi t’i përzieni mirë i largoni të ftohen.

Pasi të ftohen e shtrini një foli prej najloni dhe mbi foli së pari e shtrini pjesën e parë me çokollatë e mbi të pjesën me kokos dhe i mbështillni me foli në formë rollade. E leni në frigorifer për t’u ftohur e pastaj është e gatshme për shërbim.

QYSH ME Gatu © 2013 All Rights Reserved

Fuqizuar nga QYSH ME