
Për të ngrënë një ëmbëlsirë të mirë si për shije ashtu edhe për bukuri duhet që të merrni këta perberes:
- 5 vezë,
- 15 lugë sheqer,
- 5 lugë vaj,
- 5 lugë kakao,
- 1 puding çokollate,
- 15 lugë miell,
- 1 ‘detektiv’ për brumë dhe
- 1 sheqer vanilje.
(Te këta artikuj përdoret sasia e lugës që hamë)
Të gjitha këto i përziejmë dhe i qesim për t’u pjekur në një tepsi të shtrirë,
pa rreth.
Kremi:
- 100 g çokollatë,
- 25 g margarinë
- një lugë kakao dhe
- 1 sheqer vanilje.
Këto i përziejmë në tavë dhe pasi të piqet brumi i përgatitur e lyejmë me këtë lloj çokollate dhe e palosim në formë të rolladës. Mandej e prejmë atë dhe në pjesën e lagët të saj i qesim kokos.


