Qysh Me - Qysh me shtu peshë? 
Kyçu

Qysh me shtu peshë?

Arbona Draga Arbona Draga | Fitnes | 14 June 2017 | 14:11

Për të fituar gjysë kilogrami në ditë, ju duhen 3500 kalori më shumë se nevoja ditore e nevojshme.

Mesatarja e kalorive të nevojshme në bazë ditore është me vlerë rreth 2000, që nënkupton se ju nevoiten 5,500 kalori që të shtoni në peshë.

Kjo mund të jetë 3 gota verë, 2 krahë pule, dy racione patate të skuqura, dy copë torte me çokollatë, 2 gota lëng të gazuar me sheqer.

Kjo është një tepricë e ushqimit, por sërish nuk është e mjaftueshme që të rrumbullakësojë ato 3,500 kalori.

Ekzistojnë prova shkencore që sugjerojnë se është vështirë të fitoni peshë brenda një dite si pasojë e tepricës së ushqimit.

Kjo ditë e stërngopur me ushqim mund të shkaktojë fryerje dhe ndjesinë e rëndimit të stomakut të nesërmen.

Por, nëse i riktheheni rutinës suaj të ushqimit dhe ushtrimeve, mos keni frikë se mund të fitoni peshë dhe kilograme të tepërta.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme