Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me i ndërtu muskujt e barkut brenda katër javëve? 
Kyçu

Qysh me i ndërtu muskujt e barkut brenda katër javëve?

Enver H. Enver H. | Fitnes | 04 April 2018 | 09:06

Skulpturimi i barkut domosdoshmërish kërkon durim, konsistencë dhe, mbi të gjitha, përkushtim.

Por, ky përkushtim nuk duhet të jetë vetëm në palestër, transmeton Telegrafi.

Trajnerët e fitnesit tregojnë se asnjëherë nuk mund ta ‘mposhtni’ një dietë të keqe vetëm me ushtrime fizike. Kjo nënkupton se pavarësisht sa shpesh apo shumë ushtroni, asnjëherë nuk do të mundeni t’i krijoni muskujt e barkut nëse nuk kujdeseni për mënyrën si ushqeheni.

Phil Learney, trajner i fitnesit në Londër, ka disa këshilla nutricioni të cilat do t’ju ndihmojnë t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve.
 

01 nga 10Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara kurdo që keni mundësi
02 nga 10Provoni të hani gjashtë herë në ditë – pothuajse çdo tri orë
03 nga 10Për çdo shujtë sigurohuni se përmban një porcion proteinash. Pra, shujtat duhet të përmbajnë vezë, peshk, pulë ose ushqime tjera që përmbajnë proteinë.
04 nga 10Mes shujtave konsumoni arra, fara, avokado, ullinj, etj.
05 nga 10Për mëngjes, sigurohuni të hani karbohidrate si tërshëra dhe frutat.
06 nga 10Për drekë, konsumoni patate të ëmbla, oriz të kaftë dhe fara quinoa.
07 nga 10Për darkë, përpiquni të hani perime
08 nga 10Pini shumë ujë!
09 nga 10Çdo 10 ditë shpërblejeni veten me një shujtë ku hani çfarëdo që jua ka ëndja.
10 nga 10Pas ushtrimeve mundohuni të përdorni suplemente të cilat ju furnizojnë me 40-50g karbohidrate dhe 20-30g proteinë. Kështu e stabilizoni sistemin hormonal për ta mundësuar rigjenerimin e indeve dhe e mbani sheqerin në gjak stabil.


Gjithashtu përpiquni që të ushtroni të paktën tri herë në javë. Burimi: Telegrafi

Komentet

Të Ngjajshme