Qysh Me - Kërko - Qysh me i humbë 7 kilogram për 7 ditë? 
Kyçu

Qysh me i humbë 7 kilogram për 7 ditë?

Arbona D Arbona D | Fitnes | 11 December 2017 | 16:51

Nga gamën e dietave, më e suksesshmja dhe më e kërkuara për këtë vit është dieta e hartuar nga ‘General Motors’.

Kjo dietë u zhvillua nga kompania gjatë viteve 1980 për të forcuar shëndetin e punonjësve të saj. Por në vitin 2017, dieta e ‘General Motors’ u bë një hit i vërtetë i kërkimit në Google, gjë që nuk është befasi, sepse premton një humbje prej 7 kilogramë në vetëm 7 ditë.

Rregulli kryesor i dietës është ndarja e rreptë e produkteve ushqimore gjatë një jave.

-Ditën e parë të dietës duhet të hani vetëm fruta, por vetëm ato me bazë ujin. Kështu, bananet janë rrepëtëisht të ndaluara dhe më të rekomanduara janë shalqiri dhe pjepri.

-Ditën e dytë duhet të hani vetëm perime të ziera apo të pjekura. Frutat janë të ndaluara.

-Fillojeni ditën me patate të pjekura në mënyrë që të rifitoni karbohidrate.

-Ditën e tretë kombinoni frutat me perimet, por shmangni patatet dhe bananet.

-Në ditën e katërt lejohet të hani fruta, perime dhe qumësht ( jo më shumë se 2 banane në ditë.)

-Në ditën e pestë hani mish viçi, pule ose peshk me patate të pjekura. Gjatë kësaj dite
rekomandohet të pini 10 deri në 12 gota ujë.

-Në ditën e gjashtë konsumoni mish viçi me perime.

-Niseni ditën e 7 me oriz integral dhe një gotë lëng frutash.

Në pjesën tjetër të ditës mund të hani sa më shumë fruta dhe perime.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme