Qysh me filtru përmbajtjen e internetit për femijë?

Fëmijët dhe teknologjia jo gjithëherë janë kombinim i mirë, andaj na takon neve të rriturve që t’a menaxhojmë këtë situatë. Është e vështirë që t’ja ndalosh përdorimin e pajisjeve që kanë çasje në internet, si dhe më e vështirë t’i monitorosh se çfarë po bëjnë në internet. Andaj mënyrë e mirë është t’a konfigurojmë OpenDNS në ruter .

internet qysh me

Nëse nuk jeni të familiariuzar me DNS, ju tregojmë se si funksionon. Domain Name System (DNS) është teknologji që përkthen adresat e serverave në emër që ne i mbajmë në mend. Pra është diçka që ne e shfrytëzojmë tash e sa kohë. Kjo ju mundëson të shkruani www.qysh.me dhe jo IP adresë 104.28.15.54, që është shumë më vështirë të mbahet në mend.

OpenDNS kontrollon mjaft mirë filtrimin se çka shfletojmë në internet – i përsosur për t’i mbrojtur të vegjëlit nga përmbajtja jo adekuate. Aktualisht në Amerikë çdo e treta shkollë e shfrytëzon OpenDNS pikërisht për këtë punë.

Pasi t’a konfigurojmë OpenDNS në ruter, atëherë çdo pajisje në rrjetin tonë do t’jetë e mbrojtur nga përmbajtjet jo të mira në internet si dhe do të rritet siguria edhe nga sulme të tjera.

Për t’filluar kyçuni në faqen OpenDNS parental controls, krijoni llogari dhe zgjedhni shërbimin Family Shield, i cili automatikisht bllokon përmbajtjen për të rriturit, apo shërbimin OpenDNS Home, i cili ju lejon të kostumizoni dhe filtroni sigurinë (për shembull, të bllokoni webfaqet për të rritur, webfaqet për lojëra, rrjetet sociale, etj).

Për shërbimin Family Shield nuk keni nevojë të krijoni llogari pasi që mund t’i ndryshoni adresat e DNS Serverave direkt në ruter.

Hapi 1
Kyçuni në ruterin tuaj duke shkruar http://192.168.0.1 ose http://192.168.1.1 në shfletuesin tuaj (Internet Explorer, Firefox, Safari, Chrome)

Hapi 2
Pasi të kyçeni gjeni se ku janë të shkruara adresat e DNS Serverave. Kjo dallon nga ruteri në ruter, keshtu që më poshtë mund t’shihni se si duket në ruteret më të zakonshëm tek ne.

TP-LINK

tplink dns

Linksys

linksys dns

Hapi 3
Ndryshoni vlerat e DNS që i keni të konfiguruar ne ruterin tuaj në këto:

  • 208.67.222.123
  • 208.67.220.123

Si përfundim, kjo është mënyra për t’a konfiguruar OpenDNS dhe nga një ristartim në pajisje do t’a bëj që kjo punë të ketë efekt të menjëhershëm.

 

  • mensuri

    a mund ti blokoj psh disa veq faqe per mos tu hapur ne pc time

    • anonim

      po me k9 web protection osht free

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?