Qysh Me - Qysh me përgaditë role me llokum? 
Kyçu

Qysh me përgaditë role me llokum?

Arbona Draga Arbona Draga | Embelsira | 07 July 2017 | 20:22

Përbërësit:

  • 500 gram llokum
  • 100 ml ujë
  • 50 gram sheqer
  • 100 gram qokollatë
  • 300 gram arra të bluara
  • sheqer pluhur.

Në tenxhere me ujë shtohet sheqeri dhe qokollata e grimcuar.

Ena vendoset në zjarrë të ulët dhe përzihet derisa të shkrihen.

Shtohen arrat, përzihen.

Në një enë tjetër përzihet llokumi me sheqer pluhur.

Masa shtypet me duar derisa të bëhet masë homogjene.

Vendoset masa në folie dhe rrafshohet, dhe mbi të hidhet kremi i përgaditur nga arrat.

Me anë të folies mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer për tu forcuar.

Pritet në trashësi prej 1 centimetri.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme