Qysh Me - Qysh me përgaditë puding orizi? 
Kyçu

Qysh me përgaditë puding orizi?

Arbona D Arbona D | Embelsira | 15 August 2017 | 20:28

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 1 gotë sheqer pluhur
  • 1 lugë gjelle niseshte misri
  • 1 gotë caj oriz
  • 1 gotë caji krem qumështi
  • 1 sheqer vanillë
  • luleshtrydhe.

Në tenxhere vendoset orizi i pastruar me 1.5 gota ujë.

Orizi lihet derisa të zbutet, pastaj shtohet 1 litër qumësht.

Pasi fillon të vlon ulet temperatura dhe në temperaturë të ulët lihet 15 minuta.

Shtohet kremi, sheqeri dhe zihet për 5 minuta.

Duke i shtuar pak ujë shtohet edhe nishestja dhe zihet rreth 3 minuta.

Pudingu ndahet në tasa të vegjël dhe zbukurohet me luleshtrydhe.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme