Qysh Me - Qysh me përgaditë cheesecake me nutella? 
Kyçu

Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

Arbona Draga Arbona Draga | Embelsira | 03 August 2017 | 13:31

Përbërësit:

  • 250 gram biskota të bluara
  • 100 gram margarinë
  • 400 gram nutella
  • 500 gram krem djathi.

Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara.

Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjë gote më fund të rrafshët.

Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë.

Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme