Ëmbëlsira me kokos

Përbërësit per 4 persona: 

  • 100g thërrmija buke
  • 1/2 qumësht
  • 80g sheqer
  • 2 limona të gjelbër
  • 3 ve gjysmë lugëze sodë bikarbone
  • 50g kokos
  • vaj për fërgim
  • 2dl qumësht kokosi
  • 1dl ajkë
  • 50g sheqer të vrugët një copëz lëvore kanelle.

Gatimi: 

  • Lëvorja e renduar e limonit dhe sheqeri qiten në qumësht, ziejnë derisa të vlojnë, kësaj mase i shtohen thërrmijat e bukës dhe lihet të ziejë për 7-8 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hiqet ena nga zjarri dhe lihet për tu ftohur, i shtohet soda bikarbone dhe vezët një nga një.
  • Me anë të lugës merret një sasi nga kjo masë (sa të formohen kuleçtë e vegjël, të sheshtë) dhe fërgohet në vaj të nxehtë. “Kuleçtë” e fërguar qiten në letër për thithje të yndyrës për disa minuta, pastaj kalohen nëpër kokos dhe shërbehen me salcë kokosi.
  • Përgatitja e salcës së kokosit: qumështi i kokosit, sheqeri i vrugët dhe lëvorja e kanellës ziejnë duke i përzier, për 5 minuta.
Ju bëftë mirë!

Qysh me përgaditë biskota me susam?

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me vishnje?