Qysh Me - Qysh me apliku per patent shofer? 
Kyçu

Qysh me apliku per patent shofer?

Enver H. Enver H. | Dokumente | 10 June 2017 | 06:58

Informator për pajisje me patentë shofer

Dokumentet dhe Procedurat për pajisjen me Patentë shofer të Republikës së Kosovës për herë të parë dhe shtim të kategorive.

  • Sipas udhëzimit administrativ Nr. 23/2008-MPB

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive bëhet në njësitë rajonale të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT). Në këto raste kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata mbi dhënien e provimit,
  • Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës së Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie,
  • Certifikatën nga Gjykata për kundërvajtje që nuk udhëhiqet procedurë ndaj atij personi,
  • Kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive,
  • Fletëpagesa me shumë prej 20 euro,
  • Dëshmi në rastin e ndërrimit te të dhënave personale,
  • Certifikatën Shëndetësore.

Burimi: http://www.rks-gov.net/

Komentet

Të Ngjajshme