Qysh Me - Qysh me apliku për pasaportë nëse jeni nën moshen 16 vjecare? 
Kyçu

Qysh me apliku për pasaportë nëse jeni nën moshen 16 vjecare?

Pasi të keni blerë biletën është koha që të mbledhni gjërat esenciale që ju nevojiten si pasaporta dhe dokumenta të tjera.

Enver H. Enver H. | Dokumente | 18 March 2011 | 06:34

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:

  • Certifikata e lindjes.
  • Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
  • Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
  • Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
  • Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
  • Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
  • Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
  • Certifikata e vendbanimit.
  • Dëshmia për pagesën e pasaportës.

Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje

Burimi: http://www.rks-gov.net/

Komentet

Të Ngjajshme