Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me hapë llogari me të cilën mund të bleni crypto valuta në EtherDelta? 
Kyçu

Qysh me hapë llogari me të cilën mund të bleni crypto valuta në EtherDelta?

Granit Kadolli Granit Kadolli | crypto-valuta | 05 January 2018 | 07:42

Kohen e fundit jemi duke hasur ne probleme me hapjen e nje llogarie ne disa kembimore online te crypto valutave. Ne tekstin ne vijim ju mund te shihni disa nga hapat se si mund te keni llogari ne MyEtherWallet (platforme e rrjetit ethereum) dhe mund te beni kenbime te crypto valutave ne kembimoren online te crypto valutave EtherDelta

*Ju lutem qe hapat ne vijim te percjellen me kujdes te shtuar!

  • 1. Së pari duhet të keni ose hapni llogari në MyEtherWallet (www.myetherwallet.com - lexojeni me kujdes tekstin që ju shfaqët në faqen e parë) sigurohuni që të mos vizitoni ndonje faqe tjeter por faqen zyrtare ku ne pjesen e siperme e keni dryrin e siguris (https /ssl - Secure Socket Layer) që të mos jeni viktimë e ndonje hacking/hijacking/phishing e ndonje keqperdoruesi që të ju marr crypto valutat sepse ato janë te pa kthyshme dhe askush nuk jep pergjegjesi per gabimet tuaja. 
Image

 

  • 2. Me kudjes krijo një fjalkalim (password) te ndërlikuar që askush mos ta kuptoj atë gjatë të shkruarit ne rubriken e fjalkalimit (ky fjalkalim/password mbetet ai qe ke krijuar dhe nuk mund të ndërrohet dhe kjo platforme nuk ka email për mbeshtetjen e klientëve, sepse është platforme e decentralizuar dhe detajet e juaja nuk ruhen në një databazë por ne komplet ethereum platformën)
Image

 

  • 3. Pasi që të krijoni fjalkalimin do ju shfaqet ky mesazh: Save your Keystore File - ku ju mund ta ruani ate file ne ndonje usd/hdd te sigurtë duke e printuar edhe "private key" ne formë të QR code (kjo patjeter qe duhet të printohet në 2-3 kopje dhe te ruhen ne një vend shumë të sigurtë)

    *KUJDES: Në qoftë se dikush arrinë të ju merr menaxhimin e crypto valutat ateherë askush nuk mund të ju ndihmoj që ti ktheni mrapa, dhe askush nuk jep pergjegjësi per jo-kujdesin tuaj.
Image
  • 4. Pasi të përfundoni hapat me lartë do ju shfaqet: View Wallet Info (informata e kuletes tuaj) ku do te keni mundësi ta fotografoni private key QR code (patjeter qe duhet ta keni te sigurt telefonin tuaj qe te mos ju keqperdor dikush dhe te ju merr crypto valutat) dhe nen adresen tuaj e cila eshte publike per dergesa/pranime te cryptovalutave do ju shfaqet bilanci juaj se sa ethereuma i keni ne kuleten tuaj. 
Image

Ethereum adresa juja eshte publike dhe mund ta dergoni apo ta shperndani edhe ne rrjeter sociale, private key eshte qelsi juaj personal te cilin nuk guxoni ta shperndani me asnje njeri (perveq atyre qe ju ndiheni shume te sigurt)

  • 5. Pas perfundimt me hapat 1 - 2 - 3 - 4 e hapim faqen e kembimores online te crypto valutave: EtherDelta.com (e cila eshte e bazuar ne ether network)

Ne pjesen e siperme ne te djathte e keni menun: Import Account (ju duhet patjeter qe te keni kompiuterin/pc tuaj te sigurt qe te beni hapin e metutjeshem, nese nuk e keni te sigurt duhet te hapni nje New Private Window/Incognito Chrome) dhe te fusni ethereum adresen tuaj e cila fillon me 0x.... dhe pjesen poshte Private key (kujdes sa here qe e perdoreni private key nuk duhet te lini gjurme ne kompiuter qe mos te mbetet dhe te keqperdoret nga ndonje keqperdorues) dhe pastaj kembimorja online EtherDelta do te kyqet ne platformen Ethereum Network. 

Image
  • 6. Ne pjesen e siperme ne te djathte do ju shfaqet ether adresa juaj dhe balanci se sa eth i keni ne kuleten tuaj. Pastaj ju duhet te depozitoni sasin qe e keni per trade p.sh: 0.5 eth apo 1.5 eth the tek rubrika amount e shkruani sasin sikurse ne foto qe eshte 0.004 ethereum dhe klikoni: Deposit (me kete hap ju nenkuptoni qe i keni bart nga kuleta juja p.sh 1.5 eth ne platformen e kembimit online te crypto valutave te cilin do ta shfrytezoni per kembimeve nga ether ne njeren nga tokenet qe juve ju intreson te investoni
Image
  • 7. Hapi i parafundit eshte perzgjedhja e tokenit/crypto valutes tuaj te preferuar tek menu ne pjesen e siperme p.sh: TRX (Tron), DENT (Dent Coin), DNT (district0x) etj... Pasi qe te klikoni tokenit/crypto valutes tuaj te preferuar do ju shfaqet detajet/cmimet/ grafat/ shitjet/blemjet etj... dhe ju jeni gati per hapin e fundit 
Image
  • 8. Hapi i fundit dhe vendimares per te blere tokenit/crypto valutes tuaj te preferuar eshte ky (foto 888) Pasi qe te vendosni per sasin e tokenit/crypto valutes tuaj te preferuar p.sh 11.000 TRX apo 4000 DNT etj. ju duhet te shikonin cmimin e fundit qe ju ofron bleresi apo edhe cmimin me te vogel se qe ju ofron bleresi (nese pretendoni qe do te kete zbritje te cmimit mund te ofroni edhe me posht) dhe pasi qe ti caktonin me sa eth jeni te interesuar te bleni munden te klikoni Buy. Keni kujdes tek Gas Price nuk keni nevoj te ndryshoni sepse ajo percaktohet sipas specifikave te caktuara qe i permban rregullorja e ethereum network. Pasi qe te behet blerja e tokenit, ju do te keni mundesi te shihni transaksionin tuaj duke ju shfaqur nje faqe ku mund ta klikoni linkun qe ta percillni transaksionin live duke u bartur tokenit/crypto valutat ne llogarin tuaj nga shitesi i ofruar. Ajo do te regjistrohet tek Trades/Orders dhe ju do e keni ate token ne llogarin tuaj.
Image
  • 9. Dhe ne fund fare e keni balacin e tokenav tuaj ne kete link: DeltaBalances.github.io
Image

Kjo eshte e tera se si te blini tokena/crypto valuta duke e shfrytezuar MyEtherWallet dhe EtherDelta pa pas nevoj per procedurat e verifikimit tuaj personal sikurse disa kembimore online qe ju kerkojn per te shfrytezuar platformen e tyre.

*KUJDES: duhet patjeter te jeni te kujdes'shem qe te mos mashtroheni nga keqbersit kibernetik dhe gjithshtu duhet te keni te qarte se ne EtherDelta mund te blini vetem ato tokena/crypto valuta te cilat jane ne SmartContract te EtherNetwork (perafersisht jane rreth 380 tokena/crypto valuta nen embrelen e Ethereum Network)

Komentet

Të Ngjajshme