Cka Me Pyet Veten Pas nje Deshtimi?

Le ta pranojme – te gjithe deshtojme. Ne jete kemi lidhje qe nuk funksionojne, teste qe nuk i kalojme, pune qe thjeshte s’jane te drejta etj. Sa me shume gjera te reja qe provojme, aq me shume mund te deshtojme. Ne fakte, e vetmja menyre per te mos deshtuar eshte te mos provojme asgje te re.

Gjeja me e mire qe mund te bejme, eshte te perballohemi me deshtimin. E ne kuader te kesaj, me e mira qe mund te bejme eshte ta pyesim veten disa pyetje..

Cfare mund te mesoj nga kjo? Mbani pergjegjsi per cfare nuk shkoi mire. OK, nuk ishte i gjithi faji juaj, por megjithate nje pjese te fajit e mbani. Njerezit e suksesshem nuk ia hedhin fajin tjerve, por e pranojne fajin qe e kan bere. Beni nje liste me gjerat e rendesishme qe kane ndodhur, dhe analizoni ato hap pas hapi.

Cfare do kisha mundur te beje ndryshe? Cilat ishin mundesite tjera qe kishit? Cfare zgjedhje keni bere? Si do ta perballonit ndryshe? Ku do mund te vepronit ndryshe?

Nga kush mund te mesoj? A eshte ndokush nga i cili mund te merrni keshilla? Shume njerez nuk kerkojne ndihme ngase mendojne se tregone paaftesi. Nuk eshte. Tregon se jeni te gatshem te mesoni dhe ndryshoni.

A duhet te fitoj/permirsoj aftesi? A ishte problemi i lidhur me mungese aftesish? Si do te mund te i permiresoni apo mesoni aftesite e reja? Ndoshta ka njerez, kurse etj. te cileve do mund ti drejtoheshit. Beni nje plan te vet zhvillimor per aftesite dhe eksperiencat qe ju duhen.

Cfare do te bej pastaj? Tanime pregaditeni nje plan veprimi. “Rivizitoni” qellimet e objektivat tuaj. Do mund ta riperpilonit planin tuaj shume me mire ne kete rast.

Nese lexoni histori te njerzerve te medhenje dhe te suksesshem do shihni se edhe ata kane pasur ngecje e deshtime.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?