Cilat ushqime nuk duhet me i fute ne frigorifer?

Frigoriferi është pajisja shtëpiake që një rol të rëndësishëm ka gjatë stinës së verës kur teperaturat janë të larta. Gjithashtu ju duhet të dini se janë disa ushqime, të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer. Këto ushqime janë;

Qepa
Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Mbajini qepët në vend të freskët e të thatë, pasi frigoriferi i zbut dhe një sekret tjetër për qepët është se ato nuk duhet ti lini afër patateve pasi ato do të prishen më shpejt.

Kafeja
Të lësh kokrrën e kafesë apo vetë kafenë në frigorifer. Një pjesë të madhe të saj vendoseni në ngrirje, ndërsa një pjesë të vogël në një vend të freskët e të errët.

Vaji i ullirit
Nëse ju do e vendosni në frigorifer atë, atëherë ai do të trashet duke marrë trajtën e gjalpit.

Patatet
Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra. Kjo pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshten në sheqer shumë shpejt. Do të ishte më mirë t’i mbani ato në një çantë letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.

Domatet
Domatet e humbin të gjithë shijen e tyre në frigorifer, pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes.

Borziloku
Borzilokun duhet ta mbani në një gotë me ujë të freskët, njësoj si lulet, nëse e vendosni në frigorifer ai do të prishet më shpejt dhe do të marrë erë.

Mjalti
Mjalti do të qëndrojë i mirë përgjithmonë, nëse e mbani të mbyllur hermetikisht në temperaturë dhome.

Hudhra
Nëse e vendosni në frigorifer ajo do të fillojë të hapet dhe të do të forcohet. Për të shmangur prishjen dhe mykjen e tyre duhet t’i ruani në vend të thatë dhe të freskët.

Buka
Frigoriferi do e thajë shumë shpejt bukën. Megjithatë, përjashtim kanë rastet kur buka është në feta dhe keni në plan ta përdorni në ditët e ardhshme. /albeu.com/

Qysh me i pastru tepsitë me lehtësi?

Qysh me largu plastikën e shkrirë nga shporeti?