Cilat jane Rregullat e Takimit te Pare?

Më në fund e ke gjetur djalin i cili vërtet të pëlqen, por nuk je e sigurt si të silleni kur të dilni? Ja disa këshilla për takimet, që ta keni më të lehtë derisa ta njihni më mirë.

Rregulli i parë është: ji vetvetja! Ai të ka ftuar të dilni pasi që i pëlqen ashtu si je dhe nëse ndërrohesh apo bënë gjëra të cilat zakonisht nuk i bënë, ai do të shoh që sjellja juaj është jonatyrale.

Përpiqu rreth pamjes por mos e tepro. Nuk ka asgjë të keqe në atë që ta tregosh bukurinë tënde, por mos harro se edhe kjo i ka kufijtë e saj. Nëse e teproni (tepër grim, rroba shumë “sulmuese” apo flokë si “për dasma”) mund të lësh përshtypje jo aq të mirë.

Hulumto për jetën e tij, pasi që nëse flet vetëm për veten, do të mendojë që je egocentrike. Komunikimi duhet të jetë i dyanshëm, ndërsa biseda e shumëllojshme.

Tregoju prindërve me kë del

Në këto kohë moderne, është mirë nga ana juaj që të propozosh të paguash gjysmën e llogarisë në kafene apo restorant në takimin e parë, përveç nëse ai është këmbëngulës që të tërën ta paguajë vet.

Ndoshta kjo edhe nuk do t’ju pëlqejë, por gjithsesi duhet t’u tregosh prindërve me kë del dhe të dhënat e tij kryesore. Kurrë nuk e di se në çfarë telashi mund të futesh kështu që përmbaju fjalisë: “më mirë ta parandalosh se sa ta shërosh”. Trikun e vogël të cilin mund ta shfrytëzosh është që mikja në gjysmë të takimit t’ju dërgojë mesazhin apo t’ju thërrasë. Kjo ka qëllim të dyfishtë.

Njëra është që të bëhesh mjaft e popullarizuar, ndërsa tjetra që të kesh pretekst që të shkosh nga ai takim nëse djali nuk ju pëlqen. Shenjat e trupit ndonjëherë mund të tregojnë shumë më shumë sesa fjalët. Nëse të pëlqen, krijoni kontaktin me sy, luani kohë pas kohe me flokë dhe afroju pak derisa flisni. Nëse dëshironi, putheni në ndarje.

 

Çka nuk duhet të bësh?

Mos përzgjidhni ndonjë vend të zhurmshëm dhe të mbushur me njerëz, por kujdes mos zgjidhni as vend të vetmuar pasi që, mund të ndiheni pakëndshëm në atë qetësi e cila ndonjëherë thjesht mund të ndodh ndërmjet bisedave.

Derisa zgjidhni rrobat se doni të lini përshtypje të mirë, megjithatë mendoni për atë që ato të jenë të rehatshme, dhe nëse e dini se ku do të shkoni, vishuni në përputhje me vendin.

Mos shikoni në çdo çast në telefon celular dhe mos kontrollo porositë pasi që është e pakëndshme.

Njëra nga temat kryesore të ndaluara është ish-i dashuri. Nëse kjo të çudit, vetëm mendo që ai tërë mbrëmjen të flet për vajzën e mrekullueshme me të cilën dikur ka qenë i lumtur.

Mos bëni asgjë për të cilën më vonë do të pendoheni apo do të ndiheni pakëndshëm. Dëgjoje intuitën tuaj.

Nëse dëshironi që t’i lajmëroni sapo që jeni ndarë apo t’i dërgoni porosi, që edhe një herë t’i tregoni sa mirë keni kaluar, mos e bëni këtë! Duhet të jesh “cool-erk” dhe ta lësh që pak të mendoj për ty.

Megjithatë, mos e aktroni shumë të paarritshmen pasi që kjo mund ta hutojë dhe mund të mendojë se jeni e painteresuar.

Nëse dëshironi përsëri ta shihni, edhe ndonjë ditë tjetër, pyesni se ku do të takoheni. /zeri.info/

  • luan

    Kjo qa keni shenu osht veq hargjim i shkronjav se shum osht palidhje edhe plus plus cekne kush mi kallcu prindve a qikat a na mashkujt edhe qaj qe e ka shenu qito pom doket qe shum shum shum shum extrem deeply depresed osht.

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?