Cilat jane Aplikacionet më “budallaqe” për iPhone?

Shumë njerëz me të madhe dhe me qindra herë kanë pyetur, sa është “real” interneti? Mu sikur gjithësia, vazhdimisht zgjerohet, nuk i shihet as fillimi e as fundi. Por, për dallim nga gjithësia, për internet jemi qind për qind të sigurt se do të mbushet me gjëra “budallaqe”.

Dhe si shembull të kësaj disa hulumtues ofrojnë aplikacione të tilla pra “budallaqe” për iPhone. Sa i përket iPhone-t dhe aplikacioneve të tij të reja, anketat kanë treguar një rezultat i cili qartë tregon se shumica e përdoruesve blejnë këtë telefon ose sikur detaj të modës, apo si “gadget” për aplikacione. Por, kur është fjalë për aplikacione, ka plot të tilla, por ne do të prezantojmë aplikacionet më “budallaqet”.

Zips

Aplikacioni i cili “mbyll” atë të cilën e shkruan, zip (sikur patenti i pantallonave). Thjesht funksionon, e keni “patentin” e mbyllur dhe nëpërmjet touch screen-it e tërhiqni poshtë lartë, përkatësisht e hapni dhe e mbyllni. Përveç kësaj, ajo që është më absurdja, për këtë luks në iPhone-n tuaj duhet të ndani 99 centë që të mund të kënaqeni në sasinë e pakufizuar të “hapje-mbylljeve”.

[email protected]

Edhe pse është “e çmendur”, ideja e këtij aplikacioni nuk është aspak e keqe. Pra, përkthimi bukval i emërtimit të këtij aplikacioni është “unë flejë në punë”. Atë që ky aplikacion bënë është krijimi i disa tingujve standard të zyrës sikur që është tingulli i përdorimit të tastierës, klikimi i miut, shkrimi me laps, ndonjë kollitje dhe tingulli i letrës.

Gjatë kohës derisa flini në tavolinën e zyrës, ky aplikacion u ofron “mbrojtje” nga shefi i cili, duke ecur afër zyrës/departamentit tuaj ndoshta do të mendojë që vërtetë po punoni. Për të marrë këtë aplikacion duhet të ndani 99 centë, nëse dëshironi “të flini të qetë” pa frikë se do “të ziheni”.

Hold the button

Ajo që e parapëlqejnë shumica në këto aplikacione është edhe emërtimi i tyre. “Hold the button” do të thotë mbaje butonin! Në ekran tregohet vendi i caktuar ku duhet ta vendosni gishtin.

Pasi që gishti me saktësi vihet në vendin e vet, mbani… dhe vetëm mbani… dhe kështu derisa mos të arrini tek “update” për aplikacion apo iPhone-n i ri…apo derisa mos ta kuptoni se keni punë më të mençur… apo thjesht derisa bateria mos “të vdesë”.

Qëllimi kryesor i kësaj është të testoni kufijtë e vullnetit tuaj dhe qëndrueshmërisë mentale, apo fizike, derisa gishti mos t’ju lodhet. Ky aplikacion është falas.

Sexy Alphabet De Luxe

Aplikacion argëtues në të cilin, si të shprehim më thjeshtë …profesionalja …femra, me zërin seksual në mënyrë të sofistikuar shqipton të gjitha shkronjat e alfabetit anglez. Është i rekomanduar për popullatën mashkullore sidomos të atyre të cilëve gjuha angleze nuk është ana më e fortë. Për këtë aplikacion megjithatë duhet të paguani, dhe kushton 99 centë.

Taxi Hold’em

Për të gjithë banorët paranoikë të qyteteve të mëdha (London, New York, Paris etj.) të cilët nuk dinë të gjenden dhe me këtë rast frikësohen se kurrë me sukses nuk do ta zënë taksin, ja pra rasti “Taxi hold’em” aplikacioni gjendet në vend jush!

Dhe jo vetëm këtë, por ndriçon me mbishkrimin “Taxi” secilën herë kur celulari është i kthyer horizontalisht. Jo vetëm që është i dobishëm për banim në qytete e mëdha dhe ju ofron ndihmë me rastin e thirrjes së taksitë, por është edhe aplikacion pa pagesë.

FatBurner 2000

Të gjithëve na kujtohen reklamat e mërzitshme me shiritat vibriues për dobësim. Por, ne jetojmë në kohëra moderne, në kohën e teknikave kompjuterike, ku e tëra është mini dhe mikro. Kështu “Apple” e prezantoi “FatBurner 2000”, aplikacionin për dobësim!

Vendoseni celularin 20 centimetra mbi kërthizë dhe startojeni aplikacionin. iPhone do të vibrojë, kurse ju do të humbisni kilogramë. Sa i përket çmimit, duhet t’i ndani 99 centë dhe të siguroni linjë perfekte.

Hair Clinic

Nga të gjitha që gjenden këtu, shumicës ky aplikacion u është më “budallaqi”. Kryesisht, punon në principin si zmadhues zëri për celularin tuaj, krijon frekuenca të larta dhe të ulëta të cilat forcojnë rrënjët e flokut tuaj dhe është i mirë për kokën. Nga të gjitha këto që i shohim, më e keqja është fakti që shkakton kokëdhembje, dhe duhet të ndani 4 dollarë për këtë “çudi të teknikës”. Tmerr.

Drunk Sniper

Kjo është më e mira (në kategorinë e “budallallëqeve”). Në ekran gjendet “filxhani” i WC-së të cilën duhet ta godisni. Gjatë kohës së lojës, pini pije virtuale dhe bëheni gjithnjë e më të dehur, kështu që “filxhani” zvogëlohet. Qëllimi është sa më shumë ta godisni, përkatësisht sa më pak “ta huqni”.

Rezultatet shënohen, kështu që aftësitë tuaja të urinimit virtual mund t’i ndani me tërë botën. Është i rekomanduar për femra të cilat nuk e kanë të qartë se si “huqet” “filxhani” nga meshkujt pas dehjes. Çmimi: 99 centë.

Cow Toss

Aplikacion i thjeshtë, lojë e ngjashme me versionet e mëparshme. Duhet me gisht ta hidhni lopën sa më shumë që mundeni në gjithësi, ku ajo atje kërcen dhe mundohet derisa mos ta ndalet.

Rezultatet shënohen “online” kështu që me të gjithë mund ta ndani sa ka “fluturuar” lopa juaj. Për vetëm 99 centë mund ta përjetoni këtë përvojë “jashtëtokësore”.

Burimi: Zeri.Info

  • eshte e vertet se ka shum aplikacione palidhje po megjithat aplikacionet qe gjenden ne iPhone ja te mahnitshme

  • Ardian

    eshte e vertet se ka shum aplikacione palidhje po megjithat aplikacionet qe gjenden ne iPhone ja te mahnitshme

  • 12

    rren

  • 12

    rren

Qysh me kriju restore në iPhone?