Bukë me Banane dhe Çokollatë

Përbërësit

  • 3 banane të pjekura shumë mirë
  • 1/2 gote (115 gram) gjalpë, i shkrirë
  • 3/4 gotë (145 gram) sheqer i kaftë
  • 1 vezë e madhe
  • 1 lugë e çajit ekstrakt vanile
  • 1 lugë e çajit sodë buke
  • 1/4 lugë e çajit kripë
  • 1/2 lugë e çajit kanellë pluhur (opcionale)
  • 1 gotë miell (125 gram)
  • 1/2 gotë kakao pluhur
  • 1 gotë (170 grams) çokollatë gjysëm e ëmbël ose çokollatë për zierje, e coptuar

Bukë me Banane dhe Çokollatë - receta gatimi

Gatimi

Nxehim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius. Lyejm me yndyrë një tepsi të madhësisë 22x12cm.

Shtypim bananet në një enë (masa e fituar është përafërsisht një gotë).  Shtojmë gjalpin e shkrirë duke e përzier, pastaj shtojmë sheqerin, vezën dhe vanillën. Me anë të një site i shtojmë  sodën e bukës, kripë, kanellën, miellin dh kakaon pluhur. Përziejmë përbërsit e thatë dhe të lëngshëm me një lugë. Shtojmë copat e çokollatës.

Masën e derdhim në tepsinë e lyer dhe pjekim për 55 deri në 65 minuta. E lëmë të ftohet në tepsi për 15 munta dhe pastaj e heqim nga tepsia. Buken e shërbejmë të ngrohtë osë në temperaturë të dhomës.

Buka mund të qëndroj deri në 4 ditë në temperaturë të dhomës.

 

Ju bëftë mirë!

  • luljeta lekiqi usa

    ju pershendesim shum recepte te mrekllushme qenkan ju lumt

Qysh me përgaditë kurora me arra?

Qysh me përgaditë tullumba?