Qysh Me - Qysh me gatu pite me spinach? 
Kyçu

Qysh me gatu pite me spinach?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Brumera | 10 July 2017 | 00:58

Përbërësit

BRUMI:

  • 1 kg miell
  • 500 ml ujë
  • 200 gr yndyrë
  • 1 luge kripë

MBUSHJA:

  • 1 kg spanaq
  • 100 gr djathë
  • 5 luge kos
  • 1 vezë
  • 2-4 qepë të reja
  • 1 luge kripë

Procedura:

  • Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë).
  • Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.
  • Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë.
  • Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët).
  • Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë.
  • Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Komentet

Të Ngjajshme