Qysh Me - Fli misri e pjekur nën saç 
Kyçu

Fli misri e pjekur nën saç

Filane Fisteku Filane Fisteku | Brumera | 28 July 2017 | 00:09

PËRBËRËSIT:

  • 1. 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë,
  • 1/2 kg mazë,
  • 2 dcl vaj,
  • kripë.

Gatimi:

Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht. Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj.

Komentet

Të Ngjajshme