Qysh Me - Qysh me pergjaditë FDMK (SWOT) Analizë? 
Kyçu

Qysh me pergjaditë FDMK (SWOT) Analizë?

Abdi Toptani Abdi Toptani | Biznese | 18 March 2014 | 00:00

Te shkruarit e FDMK (SWOT) analizen si pjese e rendesishme e biznesit ose marketing planit tuaj eshte jetike per mirembajtjen e performances se mire te biznesit. FDMK do te thote Forcat, Dobesite, Mundesite, Kercenimet. Nese arrini ta beni kete ne menyre te duhur, ju do te jeni ne gjendje te rritni vleren e gjithe kompanise. Permes kesaj analize, ju do te rikujtoheni se cilat jane objektivat e kompanise tuaj dhe te kuptoni se nese i keni permbushur ato objektiva.

Kjo mund te shkruhet duker perdorur nje diagram ne forme katrori te ndare ne 4 katror me te vegjel. Ne secilin katror, shkruani per forcat, dobesite, mundesite, kercenimet. Nuk keni nevoj te shpjegoni per secilen pasi qe mund t’i perdorni fraza dhe pika kryesore. Megjithate, mund te kete edhe kompani tjera qe perdorin formatet e tyre te caktuara. Ju mund ta beni ate si raport, te shkruar ne Microsoft Word. Nese kjo eshte hera e pare qe e beni FDMK analizen, vetem percjellni direktivat e thjeshta te meposhtme.

  • Percaktoni forcat. Definitivisht kompania juaj ka forcat e saj. Percaktoni se cilat jane keto qe e bejne nje fillim te suksesshem te produktit. Nder to mund te jete ekipi i menaxhmentit, perkrahja financiare, fuqija puntore, bolleku i paisjeve, ose ekipi kreativ. Perderisa ka dicka qe e promovon suksesin e biznesit tuaj, shkruaje.?
  • Diskutoni dobesite tuaja. Sigurisht, ju duhet t’i parashikoni disa probleme. Per te bere kete, ju duhet te percaktoni dobesite tuaja. Keto mund te jene shkaktaret e mundshem te deshtimit te biznesit tuaj. Kjo mund te jete mungesa e fuqise punetore, paisjeve, bugjetit, ose perderisa biznesi juaj eshte i ri, mund te jete fakti qe kompanija juaj nuk ka kredibilitet dhe kredenciale akoma me te cilat mund te prezantohet para klienteve potencial.?
  • Parashikoni kercenimet. Sigurisht, ka faktor te jashtem te cilet mund te perbejne rrezik per suksesin e biznesit tuaj. Duke i identifikuar keto kercenime, ju duhet te jeni ne gjendje te vini me zgjidhje te mundshme kurdo qe shfaqen keto kercenime. Kercenim mund te jete nje recesion ne ekonomi, katastrof natyrale, dhe aksidente qe jane te lidhura me fushen tuaj te biznesit.
  • Gjeni mundesite. Definitivisht duhet te jene ca gjera qe biznesi juaj mund t’i shfrytezoj qe te startoj. Nese arrini te merrni lenden tuaj te pare nga furnizuesit me cmim te ulet, atehere ju mund te caktoni cmimin e ulet per produktet/sherbimet tuaja. Vetem kerkoni keto gjera qe ju japing ju avantazh.?
  • Permbledhje. Kur te keni perfunduar se identifikuari forcat, dobesite, mundesite, dhe kercenimet, ju tani mund t’i vendosni te gjitha bashke ne nje vend. Tentoni te parashikoni te ardhmen e komanise suaj duke perdorur informacionin qe keni.

FDMK analiza nuk perdoret vetem nga bizneset e reja. Edhe ato ekzistueset perdorin kete lloj analize per te vleresuar suksesin e tyre vjetor. Per te mundesuar fokusin me te madh, te gjitha kreret e departamenteve kerkohen te kene analizat e tyre FDMK per departamentet e tyre respective. Kur te gjithe i dorezojne analizat e tyre, presidenti apo CEO mund te ulet per nje takim me ta.

Kjo zakonisht ndodh ne fillim te vitit, kur te gjithe duan te fillojne vitin duke mesuar nga gabimet e vitit e kaluar. Keto takime zakonisht nuk jane te papritura dhe kerkohet pregaditje per to. Nuk deshironi qe punetoret tuaj te bejne keto analiza kur ata nuk jane te pregaditur. Nese ju jeni nje nga prezantuesit e FDMK analizes se departamentit tuaj, mund te shtoni ne kete analize ndonje shembull te ndonje incidenti nga viti i kaluar. Kete mund ta pregaditni edhe me PowerPoint prezentim per ta bere me te hijshme.

Ky artikull eshte mbeshtetur nga:

Image

 

 

Komentet

Të Ngjajshme