Qysh Me - Qysh me lënë përshtypje të mirë që në fillim? 
Kyçu

Qysh me lënë përshtypje të mirë që në fillim?

Filane Fisteku Filane Fisteku | Biznese | 15 July 2017 | 08:00

A ju ka ndodhur ndonjëherë kur keni shkuar në ndonjë mbrëmje argëtuese, e keni kuptuar se pothuajse askush nuk duket i njohur për juve dhe të ndjeheni në mënyrë të pazakonshme?

Ekspertët këshillojnë se si të bëni një përshtypje të mirë të parë, pavarësisht se a bëhet fjalë për një aheng apo tubim të biznesit.

Qëndro i informuar
Ju duhet të jeni i mirë-informuar për ngjarjet aktuale në vend dhe në botë, por më shumë për industrinë argëtuese dhe botën e sportit. Shmangni politikën, thonë ekspertët.

Buzëqeshni
Kur jeni të rrethuar nga një grup njerëzish, bëhuni i pari që do të buzëqeshni dhe shikoni drejt në sy. Nëse ju kthehet buzëqeshja mbrapa, mund ta kontaktoni atë dhe të filloni bisedën.

Bëhuni kategorik
Për prezantim keni shtatë deri në nëntë sekonda, kur keni nevojë për të identifikuar emrin dhe në vend që të thoni atë që ju bëni, gjeni një objektiv tjetër. Kur Susan Roen, shkrimtare dhe sociologe, autore e librit, “Udhërrëfyes për një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme”, pyeti një mashkull të panjohur në një aheng se me çka merret, ai iu përgjigj: “I ndihmojë të pasuri të flejnë më mirë”. Përgjigja e tij ishte intriguar menjëherë dhe kjo rezultoi se ai është një ekspert në sektorin e financës.

Fokusohuni në personin
Kur flasim me dikë, fokusohuni ndaj personit për të fituar përshtypjen se në atë kohë gjendet i vetëm përball jush.
Nuk ka më keq kur bisedoni me dikë dhe shikoni përreth për të parë se kush është i pranishëm.

Bëhuni i hapur
Tregoni interes për bashkëbiseduesin, por edhe ju flisni hapur për veten tuaj.

Komentet

Të Ngjajshme