Bimët që sherojnë pagjumësinë

Nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini sepse jeni shumë të lodhur? Silleni nëpër shtrat, shikoni orën, por kurrsesi të keni gjumë në sy?

Nëse kjo ju duket disi e njohur, është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që më lehtë të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.

Livanda

Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të valuar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat.

Limoni

Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.

Aguliçet

Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të valuar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.

Murrizi i kuq

Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.

Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Qysh me përgaditë gurabia?