Qysh Me - Qysh me ndezë makinën në të shtyer? 
Kyçu

Qysh me ndezë makinën në të shtyer?

Korab Osmanaj Korab Osmanaj | Auto | 15 March 2011 | 09:05

Ka një moment në jetën tuaj, kur ju do të përfundoni me një makinë që nuk do të ndizet. Menyra e mirë është të shtyeni makinën. Kjo metodë është gjithashtu e njohur ndezje ne te shtyer. Më poshtë janë hapat se si të ndizni ne te shtyer makinën tuaj në mënyrë të duhur.

  • Ajo punon vetëm në manual. Për fat të keq, nëse keni makine me kambio automatike, atëherë ju nuk mund të ndizni ne te shtyer makinën tuaj. Kjo punon vetëm për transmisionin manual, pasi qe ju duhet fraksioni per ta vene nderruesin e shpejtesive ne shpejtesi. Nese provni kete ne nje makine automatike, atehere mund ta demtoni gjate ketij procesi.
  • Sigurohuni qe vetura juaj ka frena dore qe funksionon para se te provoni kete. Frena e dores do te parandaloj makinen te levize para se te jeni gati per te ndezur makinen.
  • Gjeni dike qe te shtyj makinen tuaj. Nese jeni vetem ju duhet te gjeni njerez te tjere per t'ju ndihmuar qe te shtyje makinen. Ju nuk mund ta beni ate vetem, sepse do t'ju duhet te shtypni fraksionin qe ta leshoni ne menyre te suksesshme. Ju duhet te shtyeni makinen deri ne nje shpejtesi qe perfundimisht do te mund te futej ne shpejtesi.
  • Kujdesuni qe rruga para jush te jete e lire, pasi ju mund te merrni nje vrull të papritur te shpejtesise pasi qe e keni ne shpejtesi.
  • Sigurohuni qe e keni vene ne kontakt. Edhe nese makina nuk eshte duke treguar shenja te jetes, vejeni ne kontakt makinen.
  • Pasi te keni çdo gje ne vend, vendoseni ne shpejtesine e dyte, lironi frenen e dores, ndersa e mbani te shtypur fraksionin. Filloni shtyerjen. Mbajeni te shtypur fraksionin gjate levizjes se makines.
  • Ndezja ne te shtyer mund te mos jete efektive ne tentimin e pare. Nese nuk eshte, atehere mund te ju duhet ta shpejtoni me shume makinen ne te shtyer. Thjesht ngrijeni frenen e dores dhe perserisni hapat e mesiperm, deri sa te ndizet.

Komentet

Të Ngjajshme