Qysh Me - Qysh me zgjedhë ngjyrën për mure? 
Kyçu

Qysh me zgjedhë ngjyrën për mure?

Arbona Draga Arbona Draga | Art | 14 August 2017 | 15:25

Zgjedhja e ngjyrës për mure kryesisht është më e rëndë se sa vetë ngjyrosja: prandaj në fillim është e rëndësishme që të siguroni mostrën dhe katalog të ngjyrave.

Pra, në fillim zgjedhne ngjyrën (ose kombinimin e ngjyrave) e cila do të jetë baza për të gjitha.

Zgjedhja sigurisht varet nga atmosfera që dëshironi të krijoni.

Bile edhe orenditë dhe mobiljet do të duken ndryshe, më të forta, nëse e zgjedhni ngjyrën e duhur.

Nëse dëshironi hapsirë të qetë, zgjedhni ngjyra më të ndritshme me nianse të ngjajshme.

Më shumë dritë do të thotë më shumë hapsirë.

Hapsirat më të vogla gjithmonë ngjyrosni me ngjyra më të ndritshme, sepse ngjyrërat e forta optikisht e ngushtojnë hapsirën.

Me ngjyrat e errëta mos e teproni.

Nëse e keni të afërt bukurinë e hapsirave të errëta, nevojat dhe dëshirat e juaja mund t’i kënaqni në atë mënyrë që mobiljet me ngjyrë të çelur i kombinoni me muret me ngjyrë të mbyllur.

Ngjyrat e forta që bien shumë në sy vizuelisht e zvogëlojnë hapsirën, prandaj për çdo rast ngjyroseni me ngjyrë të mbyllur pjesën e anës sa më të vogël të murit.

Ngjyrat e argjendëta, të arta dhe ngjyrat e tjera të ndritshme për mure me efekt metalik janë ideale për dekorimet moderne të hapsirave dhe theksimin e detajeve.

Më së miri përputhen me hapësirat ku ka shumë xhama dhe pasqyra.

Ngjyrat e mureve me teksturë janë mjaftë elegante dhe poashtu prodhojnë ekekte interesante në enterier.

Një anë e murit me këtë lloj ngjyre mund të krijojë freski vizuele dhe të bëjë shumë në një ambient të bezdisshëm.

Ekzistojnë dy lloj ngjyrash për lyerje: ngjyra me bazë vaji (ato nga të cilat muret shkëlqejnë) dhe ngjyrat me bazë uji.

Variantet moderne të ngjyrave me bazë uji janë pothuajse njësoj të shkëlqyeshme, ndërsa përparësia e tyre është se shume shpejtë thahen.

Kur bleni ngjyra, mos kurseni, por zgjidhni ato nga prodhuesit më të njohur.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme